Një gjykatë në Paris ka gjobitur me 10 mijë euro kandidatin presidencial i ekstremit të djathtë në Francë, Eric Zemmour, për nxitje të urrejtjes në lidhje me deklaratat e tij për refugjatët.
Sipas medieve të huaja, ai nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndëesa është gjykuar për fjalët që u ishte drejtuar refugjatëve të mitur, duke i cilësuar “hajdutë, vrasës, përdhunues”, gjatë një interviste në CNews në vitin 2020.
Kandidati Zemmour ka kundërshtuar vazhdimisht ligjet franceze që dënojnë shpifjen ose aktet që provokojnë urrejtje ose dhunë në bazë të racës, fesë dhe faktorëve të tjerë.