Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranësira dhe stuhi afatshkurtra, parashikimi i motit për këtë të dielë

Shkruar nga Newsbomb
Vranësira dhe stuhi afatshkurtra, parashikimi i motit për

Ditën e sotme moti do të jetë me kushte atmosferike jo të qëndrueshme, me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa më e madhe e territorit tonë pritet të përfshihet nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese