Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Vranësira dhe rritje temperaturash, ja si do të jetë moti ditën e nesërme

Lajme të ngjashëm

Ditën e nesërme vendi ynë do të ketë mot të kthjellët, shoqëruar me vranësira të pakta dhe kalimtare që do të jenë prezente në të gjithë vendin. Temperaturat do të pësojnë rritje, deri në 24°C në zonat e ulëta.

Vendi ynë ashtu si këto ditët e fundit edhe për nesër pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 21°C në zona e ulëta 4 deri 24°C në zona bregdetare 7 deri 23°C

Më shumë