Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Vranë shokun pasi u dehën në lokal, Prokuroria e Elbasanit kërkon 40 vite burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Elbasanit kërkon dënim me 40 vite burg për Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin. Këta dy persona akuzohen nga organi i akuzës së kanë varrë shokun e tyre Florian Lamçe në një lokal të Elbasanit, me 30 korrik 2020. Tre shokët pinë bashkë dhe më pas për arsye të panjohura vranë Lamçen.

Për këtë ngajrje janë marrë të pandehur 4 persona, Sanxhaktari e Hajdari dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi. Ata janë Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, për të cilët kërkohet nga 6 vite burg për secilin, shkruan newsbomb.al.

  • Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht
  • Adriano Hajdari, i akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaëj dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht
  • Amadeus Lamçja, i  akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim
  • Mehmet Muça, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës u kërkua 6 vjet burgim.

Si ndodhi sherri që i mori jetën “Flor Qorrit”

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sanxhaktari dhe viktima nuk flisnin prej kohësh, por ditën e ngjarjes autori i dyshuar e ka thirrur në takim Lamçen me ndihmën e një gruaje, e cila i ka siguruar numrin e viktimës. Ka qenë një nga miqtë e viktimës ai që ka dëshmuar dhe ka thënë që Sanxhaktari e kontaktoi Lamçen dhe i kërkoi të takoheshin te lokali i tij afër Turizmit.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.

Lamçe ishte në tavolinën e lokalit “Piaza del Sol” në qendër të Elbasanit së bashku me Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin. Ata kanë konsumuar pije alkoolike, dyshohet edhe kokainë, përpara se debati të merrte një kthesë të papritur.

Sanxhaktari, i cili është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari e kanë qëlluar Lamçen me shishe dhe sende të tjera të forta. Më pas ata e çuan vetë në spital 30-vjeçarin e plagosur, ku edhe ndërroi jetë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img