Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vranë shokun në lokal, dënohen me 18 vite burg Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari

Shkruar nga Newsbomb
Vranë shokun në lokal, dënohen me 18 vite burg Sokol Sanxhaktari

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyure Florian Lamçja në një lokal në Elbasan në 30 korrik 2020.

Ndërkohë, e 5 vite burg janë dënuar Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sanxhaktari dhe viktima nuk flisnin prej kohësh, por ditën e ngjarjes autori i dyshuar e ka thirrur në takim Lamçen me ndihmën e një gruaje, e cila i ka siguruar numrin e viktimës. Ka qenë një nga miqtë e viktimës ai që ka dëshmuar dhe ka thënë që Sanxhaktari e kontaktoi Lamçen dhe i kërkoi të takoheshin te lokali i tij afër Turizmit.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.

Lamçe ishte në tavolinën e lokalit “Piaza del Sol” në qendër të Elbasanit së bashku me Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin. Ata kanë konsumuar pije alkoolike, dyshohet edhe kokainë, përpara se debati të merrte një kthesë të papritur.

Sanxhaktari, i cili është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari e kanë qëlluar Lamçen me shishe dhe sende të tjera të forta. Më pas ata e çuan vetë në spital 30-vjeçarin e plagosur, ku edhe ndërroi jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll