Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, të dy viktimat kishin ndryshuar emrat

Lajme të ngjashëm

Dy persona mbetën të vrarë ditën e sotme pas një sherri në një lokal të Kavajës.

Paraprakisht u raportua se viktimat ishin shtetasit Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa. Ata u konfliktuan, dyshohet për motive banale.

E ndërsa Gosa e qëlloi me thikë Rexhën, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e qëlluar tre herë me pistoletë.

Por pas verifikimeve të kryera nga policia, rezulton se të dy personat kishin ndërruar emrat jo shumë kohë më parë.

Altin Rexha figuronte në dokumete zyrtare me emrin Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa e kishte ndryshuar emrin në Armand Gosa.

Raportohet se ata janë konfliktuar edhe pak ditë më parë, sipas një banori të zonës që ka deklaruar se Gosa me Rexhën ishin përplasur pasi njëri i kishte thënë “pse më sheh”.

LEXO EDHE:

Sherr me armë dhe thika në një lokal të Kavajës, dy persona vrasin njëri-tjetrin (EMRAT-DETAJE)

“U zunë se i tha pse më sheh”, dëshmitari rrëfen sherrin ku mbetën të vdekur dy persona: Rexha kishte fëmijën përdore…

Më shumë