Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Vranë kushëririn për tokën, Gjykata e Gjirokastrës dënon me 37 vite burg babë e bir

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Et’hem dhe Dino Muhaj, babë e bir, janë dënuar me 37 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ata kanë vrarë tre vite më parë kushëririn e tyre Alket Muhaj, pas një konflikti që kishin për pronësinë e një toke në fshatin Rabije, Memaliaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 6 shtator 2018, dhe vetëm sot gjyqtarja Blerta Çibuku ka dhënë vendimet për babë e bir të cilët prej disa muajsh mbaheshin në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjyqi është zhvilluar në masa të rrepta sigurie pasi në Gjykatë ishin të pranishëm familjarë të të dy palëve.

Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi për Et’hem dhe Dino Muhaj 60 vite burg në total, nga 30 për secilin. Prokurori Julijan Çafka kërkoi 23 vjet burg për Et’hem dhe Dino Muhaj për veprën penale “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim”, nga 6 vjet burg për secilin për “armëmbajtje pa leje” dhe nga 1 vit burg për “mbajtje dhe prodhimit pa leje të armëve sportive dhe municioneve”.

Pra, në total shkon nga 30 vjet burg për secilin. Por me aplikimin e nenit 55/1 të Kodit Penal për caktimin e një dënimi të vetëm Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi nga 27 vite burgim për Et’hem dhe Dino Muhajn.

Në seancën e sotme, gjykatësja Blerta Çibuku dëgjoi dhe pretendimet e të pandehurve të cilët kërkonin pafajësi dhe dha vendimin final për vrasjen e Alket Muhajt nga kushërinjtë e tij.

Et’hem Muhaj u dënua me 20 vite burg dhe djali i tij Dino Muhaj me 17 vite burg.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img