Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë kushëririn pas sherrit për tokën në Lushnje, gjykata lë në burg vëllezërit Hasalla, Kastriot Hasalla vetëdorëzohet dhe pranon krimin

Shkruar nga Newsbomb
Vranë kushëririn pas sherrit për tokën në Lushnje,

Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Afrim dhe Marjo Hasalla, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Romeo Hasalla dhe plagosjen e Laert, Emiljano dhe Shaip Hasalla.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy familjeve për një tokë bujqësore në Lushnje, ndërkohë që në polici është vetëdorëzuar edhe Kastriot Hasalla, i cili ishte arratisur pas ngjarjes. Ky i fundit ka pranuar krimin dhe ka kërkuar lirimin e djalit dhe vëllait, pasi pretendon se ka qëlluar vetë mbi Romeo Hasallën.

Romeo Hasalla ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Greqia, ndërsa mësohet se familjet ishin në konflikt prej vitesh për tokën bujqësore.

Informacion paraprak/ Lushnjë

Arrestohet autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu