Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Vranë ish efektivin në mes të Laçit, të përfshirë në ngjarje 3 persona, dy qëlluan me armë Xhelal Reçin, njëri priste në makinë; autorët “fshijnë” çdo gjurm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që tronditi sot Laçin, ku u vra pranë biznesit të tij ish efektivi Xhelal Reçi.

Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë për të ekzekutuar 60-vjeçarin. Burime për media bëjnë me dije se dy persona e kanë qëlluar me armë Reçin duke e lënë të vdekur, ndërsa një i tretë qëndronte në automjet për të pritur bashkëpunëtorët dhe për t’i larguar ata nga vendi i ngjarjes. Dyshohet për vrasës profesionistë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çfarë lë të kuptohet se autorët janë munduar që të fshehin çdo gjurmë të tyre.

Më parë u raportua se u gjet një makinë e djegur në pranë lumit dhe dyshohet se është e autorëve.

Kujtojmë që Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit i bënë atentat më 15 gusht të 2020, por që fatmirësisht pa viktima.

Nuk dihet ende se atentati i sotëm ka të bëjë me atë që ndodhi një vit më parë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img