Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Vranë djalin e xhaxhait sot në Lushnjë, arrestohen 2 të afërmit që zgjodhën tokën para gjakut (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në mëngjes në fshatin Garunjas të Lushnjës.

30 vjeçari Romeo Hasalla u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla, shkruan newsbomb.al. Të plagosur mbetën babai i tij Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasalla.

Ky i fundit është ende në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij, ndërsa në pranga ka rënë Afrim Hasalla (Vëllai) dhe një person tjetër Marius Hasalla 20 vjeç.

LEXO EDHE: Vrasja për tokën në Lushnjë, Policia: Vëllezërit Hasalla plagosën xhaxhain dhe dy djemtë e tij, djalin e tretë e qëlluan për vdekje (FOTO)

Njoftimi i policisë/ Lushnjë

Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.

***

Policia bëri me dije sot në mëngjes se dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla pas një konflikti për tokën, që duket se ka vite që ka nisur, qëlluan me armë gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tij mbetën të plagosur, kurse djali i tretë ndërroi jetë.

LEXO EDHE: FOTO: Ky është Romeo Hasalla, u vra nga djali i xhaxhait për tokën, babai dhe dy vëllezërit e tij janë në spital të plagosur

Më shumë

spot_img