Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë dhe groposën babanë e tyre, dalin sot para Gjykatës 3 fëmijët e familjes Meta

Shkruar nga Newsbomb

Tre fëmijët e familjes Meta pritet të dalin sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, lidhur me vrasjen e babait të tyre.

Pëllumb Meta 49 vjeç u qëllua katër herë për vdekje me armë zjarri nga djali i tij i madh Hysen Meta. Pasi e vrau babanë Hysen Mata bashkë me motrën e tij Hygerta Meta kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre nga shtëpia te kasollja e bagëtive që ndodhej në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Hyseni më Hygertën mbështollën trupin e babait të tyre me një plastmasë dhe e groposën në kasollen e bagëtive.

Djali qe akuzohet qe vrau babain, Hysen Meta
Djali qe akuzohet qe vrau babain, Hysen Meta

Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, i cili ndihmoi që të largonin makinën e babait, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur.

Ndërkohë bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta ka thënë se nuk ishte në dijeni të vrasjes dhe se në momentin kur fëmijët vranë babanë ajo ishte në arë për të mbjellë jonxhë.

Fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.

Por pas hetimeve rezultoi se ishte Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, që qëlloi me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur.

Ne foto Hygerta Meta
Ne foto Hygerta Meta

Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka treguar në polici të gjithë ngjarjen. Ai ka thënë se planin për të vrarë të atin, Pëllumb Metën, e ka bërë bashkë me motrën dhe më datë 10 shkurt e ka qëlluar për vdekje me 4 plumba. Sipas deklarimeve të tij, babai ishte bërë i padurueshëm në shtëpi sepse për gjithçka duhet të vendose ai.

Hysen Meta ka treguar madje, se babai 50 vjeçar donte ta martonte motrën me një emigrant që ata nuk e njihnin. Ditën që Pëllumb Meta është vrarë, sapo ishte kthyer nga puna dhe ishte duke pushuar në divan, kur i biri 25 vjeçar i ka thënë të zgjohej dhe e ka vrarë me 4 plumba.

Lexo edhe: E vranë dhe e groposën fëmijët, flet gruaja e Pëllumb Metës: Isha në arë kur…

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj. Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Viktima Pellumb Meta
Viktima Pellumb Meta

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, ka treguar djali, Hysen Meta.

Pëllumb Meta u vrarë më datë 10 shkurt dhe tre ditë më pas, më 13 shkurt djali që e vrau, Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit ku bëri kallëzim se 49 vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Menjëherë, strukturat e hetimit u vunë në lëvizje dhe pyetën të gjithë personat që e njihnin dhe punonin me Pëllumb Metën.

Ky i fundit shërbente si roje nate në tregun e makinave në Shënavlash, ndërsa gjatë ditës angazhohej dhe me larjen e mjeteve për të fituar më shumë para për të mbajtur familjen.

Të gjithë ata që e njihnin janë shprehur se se Pëllumb Meta ishte njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte. Më pas, janë parë kamerat e sigurisë, në të cilat fëmijët janë shfaqur duke lëvizur mjetin e babait dhe e kanë çuar në Sektor Rinia, për ta bërë dhe më të besueshme pistën e zhdukjes.

Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes 13 ditë pas vrasjes, duke i fokusuar hetimet vetëm në rrethin e ngushtë familjar, derisa nga presioni fëmijët vrasës u thyen dhe pranuan se babain e kishin vrarë ata. Madje, e kishin groposur dhe në kasollen e bagëtive.

Lexo edhe: Dëshmia tronditëse e djalit të Pëllumb Metës: Babi po flinte kur e qëllova me 4 plumba! E mbështollëm dhe e groposëm në kasolle

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese