Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë dhe groposën babain, fëmijët e Pëllumb Metës kokëulur në Gjykatë

Shkruar nga Newsbomb

Kokë ulur para Gjykatës, fëmijët e Pëllumb Metës kanë dalë këtë të hënë para trupës gjyqësore ku pritet të njohën me masën e sigurisë.

Nga pamjet e publikuara në media, tre fëmijët e 49-vjeçarit, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta shihen teksa me pranga në duar qëndrojnë kokëulur në “kafazin e qelqtë”.

Tre femijet e Pellumb Metes ne gjyq Tre femijet e Pellumb Metes ne gjyq

Tre të rinjtë, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë dhe groposën të atin në kasollen e lopës pranë banesës në Shënavlash të Durrësit. Tre femijet do të përballen me faktet paraprake të mbledhura nga grupi hetimor, ndërkohë që dëshmitë e dhëna prej tyre kanë qenë kontradiktore.

Pëllumb Meta, 49 vjeç,  u qëllua më 10 shkurt me katër herë për vdekje me armë zjarri nga djali i tij i madh Hysen Meta. Pasi e vrau babanë Hysen Mata bashkë me motrën e tij Hygerta Meta kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre nga shtëpia te kasollja e bagëtive që ndodhej në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit. Hyseni më Hygertën mbështollën trupin e babait të tyre me një plastmasë dhe e groposën në kasollen e bagëtive.

Hygerta Meta ne Gjykate Hygerta Meta ne Gjykate

Dijeni për ngjarjen kishte edhe vëllai tjetër Amarildo Meta, i cili ndihmoi që të largonin makinën e babait, që të dukej sikur i ati ishte zhdukur. Ndërkohë bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta ka thënë se nuk ishte në dijeni të vrasjes dhe se në momentin kur fëmijët vranë babanë ajo ishte në arë për të mbjellë jonxhë.

Fillimisht u raportua se Pëllumb Meta ishte zhdukur, më pas u raportua se Meta ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare, pasi i ati dëshironte ta fejonte dhe martonte pa dëshirën e saj me një emigrant.

Por pas hetimeve rezultoi se ishte Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, që qëlloi me 4 plumba babain duke e lënë të vdekur.

Hysen Meta, djali 25 vjeçar i familjes Meta nga Shënavlashi i Durrësit, ka treguar në polici të gjithë ngjarjen. Ai ka thënë se planin për të vrarë të atin, Pëllumb Metën, e ka bërë bashkë me motrën dhe më datë 10 shkurt e ka qëlluar për vdekje me 4 plumba. Sipas deklarimeve të tij, babai ishte bërë i padurueshëm në shtëpi sepse për gjithçka duhet të vendose ai.

Hysen Meta ka treguar madje, se babai  donte ta martonte motrën me një emigrant që ata nuk e njihnin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese