Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë bashkëkombasin, dënohen me 48 vite burg dy autorët në Belgjikë

Shkruar nga Newsbomb
Vranë bashkëkombasin, dënohen me 48 vite burg dy autorët

Dy shqiptarët, Erjon Hotaj 31 vjeç dhe Armando Murati 41 vjeç janë dënuar me 48 vite burg, nga 24  vite burg secili në Belgjikë, lidhur me vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Festim Kalaja.

Elektriçisti 40-vjeçar, Festim Kalaja, është vrarë në mënyrë makabre në vitin 2019 në Belgjikë. Festim Kalaja është vrarë për një konflikt që lidhet me çështje droge me dy shqiptarët.

Erjon Hotaj dhe Armando Murati kanë pranuar para drejtësisë belge se “kishin punësuar Festimin për t’i ndihmuar që të ndërtonin plantacionin e kanabisit që kishin në Belgjikë”.

Ata kanë thënë se merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas për ta çuar te plantacioni i drogës. Vrasja e elektriçistit Festim Kalasë ka ndodhur disa ditë pasi plantacioni i dy shqiptarëve u grabit. Sipas autoriteteve belge, pas grabitjes dyshohet të ketë qenë Festim Kalaja, e për këyë arsye ai u vra më vonë nga dy shqiptarët.

Autorët i bënë pritë Festimit, ata ia mbuluan kokën me një thes dhe e morën me forcë në makinë. Autorët pranojnë se kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike, ndërsa për vrasje kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese