Ardjan dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur të botës së krimit në Elbasan, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit 11 vite më parë në qyteti e Elbasanit.
GJKKO ka dhënë tre burgime të përjetshme për Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Jorgu Leku, bashkëpunëtor në krimin e rëndë.
Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhi togat e zeza kanë dhënë 15 vite burg, ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria, vetëm 6 vite burg.
Klaidi Dokoli dhe Etien Çani janë dënuar me nga 25 vite burg.
Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në apartamentin e tyre teksa ruheshin me efektivë policie.
Aktualisht Ardjan Çapja është i arrestuar, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është në arrati.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi kishte rrëfyer para autoriteteve se porosinë e kishte marrë nga Çapjat dhe Gentianin e kishte vrarë ai, kurse të atin, Nezirin, e kishte mbytur Olsi Leku.
Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja e tyre është porositur nga Ardjan e Florenc Çapja. Ervis Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro, ndërsa Klajdi Dokli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes dhe ka vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin nga shtëpia e familjes Beqiri.