Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë 25-vjeçarin dhe e hodhën trupin në rezervuar, gjykata e Korçës lë në burg njërin nga autorët (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vranë 25-vjeçarin dhe e hodhën trupin në rezervuar,

Gjykata e Korçës ka  vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kristi Bixheku, i dyshuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, ndaj 25 -vjeçarit Fridman Xhaferraj.

Prokurria kërkoi gjykatës që autori Bixheku të vazhdojë të qëndrojë i izoluar deri në përfundim të hetimeve, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Qershor të këtij viti . 25-vjeçari Fridman Xhaferi  u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit me plagë të mëdha në kokë nga autori i dyshuar Kristi Bixheku, kryer në bashkëpunim me shtetasin tjetër Lulëzim Spahija i shpallur në kërkim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.