Hapësire reklamuese

Politikë

Votuan pro kërkesës së SPAK për Berishën, ironizon avokati: Shpallën fejesën me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Votuan pro kërkesës së SPAK për Berishën, ironizon

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka folur për mbledhjen në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E teksa foli për votot pro të grupit të LLulzim Bashës për heqjen e mandatit të Berishës, ai me ironi tha se “tashmë grupi i Bashës me Ramën e ka të shpallur fejesën nuk është më as dashuri e fshehtë”.

“Ky njësim i opozitës procedural ka vite që është marrë dhe në fakt, ajo është për të drejtat e një personi, që është në hetim, që të gëzojë të gjitha të drejtat për tu njohur me materialet dhe çështjen.

Nuk është bonusi prokurori dhe ndryshimi është thelbësor në fakt, pavarësisht se ajo gjykatë ka vendosur në atë formë.

Ndryshimi është thelbësor pasi në momentin që ti merresh i pandehur të komunikohet zyrtarisht akuza, ndërsa personi në hetim nuk ka akuzë. Pra, është nën hetim, hetohet në lidhje me një X faktor por që nuk ka akuzë.

Ajo gjykatë ka marrë këtë vendim por në fakt ai vendim është për këtë që thashë, është për te drejtat e një personi nën hetim në proces, me të cilin abuzohet tani edhe abuzohet dhe është abuzuar goxha. Ky është shpjegimi ligjor. Tashmë grupi i Bashës me Ramën e ka të shpallur fejesën nuk është më as dashuri e fshehtë.

Alibeaj është një nga kontributorët më të mëdhenj në këtë drejtim, pasi siç ju e dini ai është një nga autorët e shpikjes së një ankimi të një pale që nuk mori pjesë në gjykimin në shkallë të parë, në rastin e depozitimit të statutit të Rithemelimit dhe ajo firmë absurde mban markën e Enkelejd Alibejat dhe në këtë funksion dhe me këtë qëllim, që i vetmi që kishte ardhur aty, dhe bënte sikur shprehte kurizitetin e tij gjoja professional, por sigurisht duke aluduar”, tha Genc Gjokutaj në “Tack Forcë” te Syri.tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese