Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Votuan më shumë se një herë në zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 21 banorë dhe komisionerë: Dosja shkon në gjyq (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

618f34db8ad75edd6f570b72c9c646a3

Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen për shit-blerjen e votave në Shijak, në zgjedhjet e 2017. Në total, për gjykim janë dërguar 21 persona, banorë që kanë votuar më shumë se një herë dhe komisionerë që kanë lejuar këto votime.

Të akuzuar janë shtetasit: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Shpëtim Marku, , Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi dhe Armelin Zeza.

Ndërkohë, organi i akuzës ka pushuar hetimet për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, pasi këta të fundit kanë ndërruar jetë.

Banorët akuzohen për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, ndërsa komisionerët për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Durrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, ardhur për kompetencë hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i regjistruar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Shpëtim Marku, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi dhe Armelin Zeza.

Nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se:

Shtetasi Shpëtim Marku, banorë i lagjes Xhafzotaj, Shijak, gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara me datë 25.06.2017, ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë që kishte votuar më parë në emër të tij.

Shtetasi Armelin Zeza ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1508 0, me adresë të QV: Shetel në Shijak, i përbërë nga shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 1336 0, me adresë të QV: Rubjek Shkolla 9-vjeçare në Shijak, i përbërë nga shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Komisioni zgjedhor i Qendrës së Votimit nr. 1335 0, me adresë të QV: Rubjek, Kopshti në Shijak, i përbërë nga shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, në kundërshtim me detyrimet ligjore të parashikuara në nenet 40.2, 42.3, 105.1 germa “b” të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kanë lejuar me dashje shtetas që kishin votuar më parë, për të votuar në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët është provuar se ndodheshin jashtë shtetit.

Me shkresën nr. 6806, datë 28.07.2020 të Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës, janë administruar çertifikatat e vdekjes për shtetasin Kasem Lala, në të cilën është shënuar si datë e vdekjes së këtij shtetasi më 03.10.2018 dhe për shtetasin Besim Bregu është shënuar si datë e vdekjes më 29.12.2018.

Në përfundim të hetimit, më datë 05.03.2021 i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:

Pushimi i hetimeve për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal, për shkak se kanë vdekur.

Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 1505, datë 06.08.2020, në ngarkim të pandehurve:

Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Emilian Tuda, Redi Hysa, Dalvis Biba, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Qazim Lala, Bujar Sula, Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 2 të Kodit Penal.

Shpëtim Marku i akuzuar për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”(ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.

 Armelin Zeza i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” (ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.05.2017” parashikuar nga neni 326 pgr. 1 dhe 327/a pgr. 1 të Kodit Penal.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img