Hapësire reklamuese

Politikë

“Votuan me foton e Bashës në mur si në kohën e diktatorit”, Harxhi: Mijëra anëtarë janë hequr nga listat, u kërcënuan vëzhguesit

Shkruar nga Newsbomb
“Votuan me foton e Bashës në mur si në kohën e

Grupimi i Partisë Demokratike ditën e sotme ka dalë në një koferencë për mediat, ku kanë listuar një sërë shkeljesh të mëdha gjatë procesit të zgjedhjeve brenda partisë që u mbajtën më 13 qershor.

Edit Harxhi, e cila ishte njëra prej kandidateve për kryetare të PD-së listoi një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë në krye të kësaj partie përmes shkeljeve të rënda.

Ajo nënvizoi faktin se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin, ndërkohë që mijëra të tjerë u përjashtuan nga listat fare.

Harxhi gjithashtu tha se gjatë ditëve të fundit qindra anëtarë të rinj ju bashkuan Partisë Demorkatike, gjë e cila kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Ne si grup për PD-në kemi dalë në disa konkluzione se disa prej shkeljeve statutore janë bërë në ditën e zgjedhjeve. Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve, por i janë dorëzuar komisionerëve të premte dhe kjo i mohoi të drejtën e votës mijëra demokratëve. Mijëra anëtarë të cilët janë anëtarësuar që në 91 nuk u lejuan të votojnë, gjë e cila është shkelje e rëndë. Janë përjashtuar nga ky proces themelues partie, ish-kryetar bashkish, ish-kryetar qarqesh, sekretarë aktual të degëve, nënkryetar aktual të degëve, ish-komisioner të PD të cilët ishin deri në zgjedhjet e 25 prillit. Në kundërshtim me çdo ligj janë bërë anëtarë të rinj deri më 12 qershor 2021. Disa të tjerë kanë votuar vetëm me kontrabiletë pa kartë anëtarësie.  Kartat e reja të anëtarësisë nuk përmbanin foto, nënshkrim dhe as degë ku janë lëshuar. Vendimi për ti afruar zgjedhjet ishte arbitrat, koha për të zhvilluar fushatë ishte e pamjftueshme dhe në të gjitha takimet ka patur kryetar dege ose e kanë bojkotuar ose deputetë që nuk kanë ardhur. Asnjë  nga vëzhguesit e mij nuk kanë nënshkruar procesverbalin përfundimtar. Në 90% të rasteve vëzhguesit tanë nuk lejohehsin që të qëndronin afër tavolinës, por detyroheshin që të shikonin nga larg”, tha Harxhi.

Teksa shtoi se gjatë procesit të votimit nuk kanë munguar as kërcënimet kundrejt vëzhguesve nga aëtarët e komisionit të cilët nuk i lejonin të monitoronin procesin nga afër.

“Ka patur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga antarët e komisionit, njësia nr 5 vëzhuesit janë përjashtruar. Në Gjirokastër vëzhguesi im nuk është lejuar të votojë pasi nuk kishte emrin në listë.  Në disa raste ka ardhur listë shtesë, një tjetër shkelje. Në shumicën e qendrave të votimit është votuar me fotografinë e kryetarit aktual. Më kujton periudhën e diktatorit kur të gjithë shkonim në qendrat e votimit me zor, dhe votonim me kokën e diktatorit. Kutitë e votimit kanë qenë pa pullë sigurie, kanë qenë vetëm  me një lidhse plastike”, shtoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu