Kandidatja e PS në Shkodër, Majlinda Angoni ka ushtruar pak minuta më parë të drejtën e votës.
Në një prononcim për meda ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht, teksa është shprehur optimiste se do ta fitojë këtë garë.
Ajo u shpreh se këto ditë ka marrë mesazhe t shuma që e mbështesin, teksa u shpreh se ka ardhur ora e ndryshimit.
“Ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Sic ka qenë e qetë edhe gjatë kësaj fushate, ashtu të vijojë edhe ky proces. Mendoj se po këtë herë po do fitoj.
Deri tani pjesëmarrja ka filluar me lëviz, nuk kemi informacion për mosfunksionim të qendrave të votimit. Ne po bëjmë të pamundur që qendrat e votimit të hapen dhe procesi do të fillojë nga momenti në moment. Dëshirojë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe. Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur dhe qytetarët e kanë parë. Kam parë edhe mbështetjen që me kanë dërguar mesazhe këto ditë” tha ajo ndër të tjera.








