Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, por ky është kushti i Parlamentit Hollandez për vendin tonë

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Hollandës votoi ditën e sotme pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Por mocioni i hartuar nga dy deputetët hollandezë, Kaminga dhe Amhaouch, ka edhe një kusht për Shqiëprinë. Sipas këtij mocioni, përfaqësuesit e Hollandës do të mbikëqyrin vendin tonë në për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit, duke raportuar çdo vit në Parlamentin e Hollandës.

Ndërkohë ka patur edhe një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por deputetët hollandezë e rrëzuan.

Tashmë pritet mbledhja e Këshillit Europian ku Unioni do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i jepet mundësia për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Më shumë