Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Votoi fillimisht PD, filmoi votën e prishi fletën, pastaj votoi LSI e fotografoi votën…30 vjecari arrestohet në flagrancë (HISTORIA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

E ka menduar si një shaka, por tashmë Granit Sulku do të kalojë disa kohë brenda komisariateve të policies, raporton newsbomb.al.

Sulku, pasi ka marrë fletën e votimit, ka votuar subjektin politik PD dhe ka filmuar votën e tij. Por menjëherë, sipas dëshmive të komisionerëve, ka pretenduar se iu prish fleta e votimit.

Komisioni ka vendosur ti japë një fletë tjetër votimi. Sulku këtë radhë ka ndryshuar mendjen dhe ka votuar për LSI, por pas kësaj, e ka filmuar përsëri votën.

Vëzhguesi e ka parë gjithë këtë veprim, kryer për së dyti, e ka bllokuar, dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Tashmë Granit Sulku është arrestuar. Në përfundim te veprimeve nga specialistët për hetimin e krimit në komisariatin e policisë 4, u bë arrestimi në flagrancë I 30 vjecarit për veprën penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votës”.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img