Edhe këtë të enjte seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua me tensione, bllokim të foltores dhe bilbila nga deputetët demokratë të grupimit Bardhi-Berisha.
Ndonëse projektligji për amnistinë penale u tërhoq nga socialistët nga rendi i ditës sot, mazhoranca votoi ligjet e tjerë të planifikuar për votim sipas axhendës së Kuvendit për këtë seancë plenare.
Për rreth 7 minuta e 30 sekonda parlamenti miratoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ligjin e marrëveshjes me Italinë për strehimin e emigrantëve afganë në Shëngjin. Marrëveshja e emigrantëve më Italinë u miratua me 77 vota pro, mes tyre edhe 3 deputetët e PDIU. Të dy këto ligje që janë kundërshtuar nga opozita.
Sipas opozitës ligji për zonat e mbrojtura e do ta kthejë Shqipërinë në shesh ndërtimi për resorte e komplekse pallatesh për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe e gjitha kjo sipas opozitës do të jetë në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.
Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” që u votuan sot në Kuvend i japin të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën 20% të territorit të tyre. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.
Për sa i përket marrëveshjes me Italinë, Gjykata Kushtetuese miratoi me 29 janar 2024 marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke mos pasur më asnjë pengesë për ndërtimin e dy qendrave në Lezhë. Sipas gjykatës kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën e vendit edhe pse 30 deputetë të opozitës e konsideruar atë si antikushtetuese.
Në vendimin e Gjykatës Kushteuese thuhet se Protokolli për Migracionin nuk cakton kufij territorialë dhe as nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ai nuk përbën marrëveshje që ka të bëjë me territorin në aspektin fizik.
Lexo edhe: “Qeveria i shërben babëzisë”, Xhixho: Tërhiquni nga ligji për Zonat e Mbrojtura
Lajm në përditësim