Hapësire reklamuese

Politikë

Votimi i ‘Zgjedhores’, Stojku pas takimit me Ruçin: Vendosëm të braktisim mbledhjet e Komisioneve Parlamentare

Shkruar nga Newsbomb
Edmond Stojku

Krerët e Grupeve Parlamentare pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë deklaruar se janë të vendosur për të mos e votuar Reformën Zgjedhore.

Kryetari i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, Emond Stojku, u shpreh se do të braktisin të gjitha mbledhjet e Komisioneve Parlamentare ku janë të emëruar, për sa kohë opinioni i tyre nuk është marrë parasysh.

“Ne jemi përfaqësues të institicionit me të lartë të vendit dhe për këtë arsye veprojmë institucionalisht. Kërkuam takim me ndërkombëtarët për ndryshimin e Reformës Zgjedhore. I falenderojmë për pritjen. Kërkuam takim me kreun e Kuvendit që na priti dhe diskutuam për opsionet e këshillit Politik. Kemi dy elementë të rëndësishëm, faktorët dhe aktorët.

Aktorët e vetëm që kanë të drejtën ligjore për ta miratuar jemi vetëm ne. Kemi një listë të firmosur para një javë që pothuajse janë të gjithë dakord për t’i dhënë fund sundimit në konceptin bajraktare. Ne kërkojmë takim me kryeministrin Rama. Ne morëm vendimin që të mos vazhdojmë më mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ne nuk kemi ardhur në parlament për veten apo familjet tona por për të mirën e popullit shqiptar”, deklaroi Stojku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu