Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Votimi i nesërm varros integrimin europian’, Bylykbashi dhe Vasili: Shqiptarët e kanë të qartë, t’i bëjë listat si të dojë Rama por në zgjedhje do dalë i humbur

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1bcb310a867f532af0e0771557eacdaf

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një bashkëbisedim me gazetarët kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ditën e nesërme.

Bylykbashi është shprehur se votimi i nesërm shkatërron marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit.

Është një reformë zgjedhore që u ngrit në bazë të marrëveshjes së janarit. Reforma konsensuale është 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për Shqipërinë. 14 janari shtoi bazat për atë që ishte 5 qershori. Këshilli Politik miratoi në 30 qershor tekstin konsensual për Reformën Zgjedhore. Ky tekst u miratua në 23 korrik në Parlament. Kjo reformë zgjedhore garantoi konsensus për të rritur standartin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Me votimin e nesërm të bazuar në miratimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, atë të 5 qershorit dhe produktin konsensual të kësaj marrëveshje. Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion në mënyrën se si do të funksionojë sistemi zgjedhor dhe kjo bëhet që Edi Rama të minimizojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që ndryshimet nuk ishin të njëanshme, ishte vetëm përpjekja e tij për të përdorur Këshillin Politik për të bërë atë që donte.
Edi rama me këto ndryshime ndryshon rregullat themelore të lojës pasi loja ka filluar. Ndryshimi i rregullave bie ndesh me standardet e Europës. Për 3 javë tentuam t’i drejtoheshim ODIHR dhe mazhoranca bllokoi Këshillin Politik. Edi Rama me rregullat aktuale humbet. Sido që ai ta bëjë sistemin do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë Petrit Vasili është shprehur se me votimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor ditën e nesërme do të “varroset” integrimi europian.

Votimi i nesërm për të gjithë shqiptarët është prova e fundit të paralajmëruar të Edi Ramës sepse çdo akt i nesërm është përgjegjësi shumë e rëndë nga e cila Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Sot integrimi europian ka vetëm një armik, Rilindjen dhe Edi Ramën. Agjenda e Edi Ramës është anti0-perëndim dhe anti-NATO dhe është drejtuar drejt realiteteve informale dhe të ngarkuara me pisllëk politik. Është e qartë për shqiptarët se cili pengon dhe izolon vendin.

Listat janë më të mbyllura se më parë. Rama bën sikur hap listat dhe thotë që koalicione do të ketë por do t’i bëjë siç do ai. Shqiptarët e kanë të qartë, që nga ekonomia familjare te ekonomia e vendit që ka një borxh publik që shkon në 100%.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img