Hapësire reklamuese

Politikë

Votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur Venecian, McAllister i shqetësuar: Ndryshimet e njëanshme thellojnë krizën politike para zgjedhjeve të 25 prillit

Shkruar nga Newsbomb
David McAllister

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës se Kodi Zgjedhor do votohet ditën e nesërme.

Përmes një shënimi në Twitter, ai shpreh shqetësimin për këtë vendim dhe thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit.

Kjo sipas McAllister do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Screenshot_2.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll