Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

‘Votimi i Kodit Zgjedhor’, Meta: Po kthehemi në DIKTATURË, ky akt synon të hedhë në erë DEMOKRACINË

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d50b6316b4393e1979dd820c221b952a

Presidenti Ilir Meta është shprehur se votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ditën e djeshme është një rikthim në diktaturë, ku një forcë e vetme merr të gjitha vendimet.

Ai është shprehur se ky akt synon të hedhë në erë demokracinë e vendit dhe pluralizmin politik.

“Presidenti ka qenë dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krah të popullit shqiptar. Ky akt kaq i shëmtuar që ka ndodhur dje synon të hedhë në erë pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur për çdo njeri që ka 2 sytë në ballë. Nuk ka ndodhur kurrë që rregullat e lojës të vendosen vetëm nga 1 palë. Ka vetëm në diktaturë. Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. Kjo nuk është më demokraci, kjo është kthim në diktaturë. Për mua si president kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga shinat e rrugës europiane. Nëse doni t’ju them pasojat, janë shumë të qarta. Shqipëria para 18 vitesh ka qenë përpara Serbisë dhe Malit të Zi. Sot po të shohim ku është Serbia dhe Mali i Zi dhe ku është Shqipëria, ka shumë diferencë”, tha Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img