Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Votimi dhe numërimi elektronik, LSI ashtu si PD propozon Korçën dhe Fierin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

700985e0b0abb2724f7d83de0f78917c

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e qyteteve për votimin elektronik.

Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI ka propozuar Korçën dhe Fierin. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar Tiranën dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike Tiranën.

PS nuk është dakord që ky projekt të implementohet në Fier, por të bëhet në Tiranë përë shkak të infrastrukturës dhe internetit.

“Z. Komisioner, në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646 prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në dokumentin e PD-së.

Në dokumentin e PS-së thuhet se njësitë administrative në qy bashkitë e propozuara, ia lë në dorë KQZ-së për të zgjedhur.

“Në përgjigje të kërkesës suaj me numër 2648 prot dt 18/12/2020 “mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhje të datës 25.04.2021 për Kuvendin e Shqipërisë bazuar në ligjin nr, 10019 dt 29.12.2002 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar neni 22 “Kompetencat e KQZ-së lidhur me teknologjinë në zgjedhje në bazë të së cilit institucioni i KQZ-së ka kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10% të numrit të zgjedhjeve për çdo fazë të implementimit. si dhe nenit 179 “Prokurimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit”, ku sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren ne zgjedhje do të implementohen në projekte pilot, bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike, për bashkitë ku mund të vihet në zbatim për projektin pilot për votim elektronik, ne subjekt politik Partia Socialiste e Shqipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prej Njësive Administrative të kësaj Bashkia, të cilat përzgjidhen sipas vlerësimit tuaj si institucion”, shkruhet në kërkesën e PS-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img