Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Votimet, PD paralajmëron anëtarët e KQZ: Kamikazë politikë do mbani përgjegjësi!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas mbylljes së votimeve vjen reagimi nga Partia Demokratike. Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, në një deklaratë për median u shpreh se anëtarët e KQZ kanë mashtruar me numrin e votuesve.

Sipas tij, pjesëmarrja faktike është 15%.

“KZQ i paligjshëm me 4 anëtarë nga PS mashtroi qytetarët sot. Nga monitorimi i qendrave të votimit ka rezultuar se pjesëmarrja faktike është 15%. PD paralajmëron kamikazët politik të KQZ se do të mbajnë përgjigjësi për mashtrimet që kanë bërë”, u shpreh Kaso.

Deklarata e plotë: 

Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme po vazhdon deri në fund. KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer.

Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët: që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, tek blerja e votave, tek mbushja e kutive tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, tek kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale ndaj votuesve, e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve; Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron, Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi I numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar!

Më shumë


spot_img








spot_img