Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Votim UNANIM dhe firmat e anëtarëve, Kryesia e Degës 3 të PD-së deklaron mbështetjen për Sali Berishën: Marrim pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Degës 3 në Tiranë e Partisë Demokratike ka shprehur ditën e sotme pas një mbledhje mbështetjen për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ka qenë kryetari i kësaj dege, Gëzim Demushi, i cili ka publikuar në rrjetet sociale procesverbalin e mbledhjes me firmat e anëtarëve të Kryesisë, të cilët kanë vendosur që t’i bashkohen Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

“Ditën e sotme date 22/11/2021 u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dega 3, Tiranë ku moren pjese 20 anetare nga 29 anetare te kryesise.

Mbledhja u zhvillua në një klimë debati të hapur dhe të lirë me pjesëmarrjen e numrit më të madh të anëtarëve të këtij organizmi

Kriza ekonomike dhe e gjithanshme, zhvillimet politike si dhe debatet e brendshme në parti ishin tema të diskutimeve.

Demokratët janë të ndërgjegjshëm se situata e rëndë ku ndodhet vendi e bën të domosdshëm ringritjen e opozitës në lartësinë e shpresave të qytetarëve tanë, të cilët janë ata që vuajnë direkt keqqeverisjen dhe revanshin shumëplanësh ku është turrur pushteti i Edi Ramës. Diskutuesit konverguan në idenë se Shqipëria ka nevojë që PD të marrë përsipër përgjegjësinë e saj historike para vendit.

Në fund, me anë të një votimi, pjesëmarrësit dhanë mbështetje unanime pë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor 2021”, shkruan Gëzim Demushi.

Më shumë




spot_img








spot_img