Hapësire reklamuese

Politikë

Votim dhe numërim elektronik në zgjedhje, PD dhe PS bien dakord për Korçën, palët ndahen mes Tiranës e Fierit

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike dhe Socialiste kanë rënë dakord që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të nisë në Korçë, por ndahen mes Tiranës e Fierit.

PD me një kërkesë dërguar KQZ-së ka kërkuar që projekti pilot për votimin elektronik të bëhet në Korçë dhe Fier, ndërsa PS ka pranuar në Korçën, por kërkojnë që qyteti tjetër të jenë disa njësi administrative në Tiranë më konkretisht në zonat urbane dhe jo rurale për shkak të internetit.

Propozimi i PD-së u bë nga e sekretarit i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

"Z. Komisioner, në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646 prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë", thuhet në dokument.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll