Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Votat e demokratëve të ndara në 6 bashki, por PS e Edi Ramës kryeson me dyfishin e tyre, diferencë bën vetëm Shkodra (ANALIZA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste kryeson bindshëm garën për zgjedhjet e 6 marsit, shkruan newsbomb.al. Në tre bashki tashmë të majtët kanë shpallur fitoren, në dy të tjera presin vetëm mbylljen zyrtare të numërimit, ndërsa në ankth janë në Shkodër. Kandidati i PS në Vorë Blerim Shera, u njoftua dje pasi KQZ aplikoi votim dhe numërim elektronik.

  • Lulzim Vrana   Shtëpia e Lirisë   2,956
  • Blerim Shera   Partia Socialiste e Shqipërisë   8,431
  • Ymer Marku   Partia Demokratike   764

Pas një ore PS deklaroi fitoren e kandidatit të saj në Vorë. Siç shihet dhe nga rezultatet zyrtare të KQZ-së, Blerim Shera ka gati trefishin e votave që kanë të dy kandidatët e djathtë. Pra, edhe përse votat e demokratëve janë të ndara mes kandidatit të Berishës dhe Bashës, edhe nëse ata do kishin qenë bashkë përsëri nuk do të fitonin dot.

albsig

Rrogozhina u bë bashkia e dytë ku Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama shpalli fitoren. Kandidati Edison Memolla, arriti të merrte votëbesimin e qytetarëve të tij edhe për një vit tjetër, derisa të vijnë zgjedhjet e tjera lokale, shkruan newsbomb.al. Memolla ka gati dyfishin e votave që kanë marrë dy kandidatët e djathtë, së bashku.

  • Ferdinand Saraçi   Partia Demokratike   1,966
  • Edison Memolla Partia Socialiste e Shqipërisë   5,438
  • Hekuran Xhani   Shtëpia e Lirisë   1,550

Taulant Balla dhe Erion Braçe shpallën pak momente më parë fitoren e kandidates së tyre në Lushnjë. Ata përqafuan Eriselda Sefën dhe falenderuan lushnjarët për votëbesimin, duke i garantuar se do të mbanin fjalën për premtimet e dhëna. Por në Lushnje ndryshe nga bashkitë e tjera, Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë. Votat e Eriselda Sefës janë të pakrahasueshme me të tjerët.

  • Eriselda Sefa   Partia Socialiste e Shqipërisë   21,216
  • Indrit Sefa   Partia Demokratike   3,752
  • Elton Bano   Shtëpia e Lirisë   11,113

Numërimi i votave vazhdon edhe në Bashkinë e madhe të Durrësit. Surpriza nuk ka as këtu pasi Emiriana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm garën, shkruan newsbomb.al. Ajo ka marrë deri tani mbi 32 mijë vota, dyfishin e Ardian Mukës së “Shtëpisë së Lirisë” dhe pesëfishin e kandidatit të Bashës, Luan Hoti. Siç shihet dhe nga rezultatet e KQZ, edhe nëse dy kandidatët e PD do kishin qenë bashkë, përsëri Sako do të kryesonte me mbi 10 mijë vota.

  • Ardian Muka   Shtëpia e Lirisë   16,030
  • Emiriana Sako   Partia Socialiste e Shqipërisë   32,008
  • Luan Hoti   Partia Demokratike   6,654

Bashkia e Dibrës është bastioni tjetër ku socialistët kanë shpallur fitoren, edhe pse zyrtarisht numërimi nuk ka përfunduar. Me afro 20 kuti nga fundi, sipas përditësimit të KQZ, ministrat Balluku dhe Manja kanë deklaruar fitoren e kandidatit të PS.

Rahim Spahiu ka marrë më shumë se trefishin e votave të secilit kandidat dhe afro dyfishin e votave nëse kandidatët e Bashës dhe të Berishës do të ishin bashkë. Duke qenë se PD hyri e ndarë në këto zgjedhje, vihet re se edhe nëse do ishte e bashkuar, përsëri nuk do ta mundte dot Partinë Socialiste.

  • Premtim Kryemadhi   Shtëpia e Lirisë   3,929
  • Luan Haka   Partia Demokratike   3,550
  • Rahim Spahiu   Partia Socialiste e Shqipërisë   11,718
  • Dritan Torba   Lëvizja e Re   87

Në  ankth socialistët janë vetëm në Shkodër. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” ka arritur të marrë shumicën e votave në kryeqendrën e veriut dhe kryeson bindshëm garën, shkruan newsbomb.al. Kanë mbetur ende afro 60 kuti për t’u numëruar, por kandidatja e PS Majlinda Angoni është më shumë se 1.800 vota larg kandidatit të Sali Berishës.

Tre fshatra në Shosh dhe Pult janë pa votuar dhe sipas kreut të KQZ kanë 1,300 vota. Celibashi tha se zgjedhjet atje do të bëhen, por nëse diferenca mes kandidatëve është kaq e lartë sa tani, ato mund të mos zhvillohen. Shkodra ka qenë historikisht bastion i demokratëve, Partia Socialiste as në këto zgjedhje të pjesshme nuk mundi të fitonte, shkruan newsbomb.al. Të paktën sipas këtij rezultati të fundit nga KQZ.

  • Majlinda Angoni   Partia Socialiste e Shqipërisë   14,280
  • Bardh Spahia   Shtëpia e Lirisë   16,010
  • Xhemal Bushati   Partia Demokratike   5,659

//NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img