Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Votat e administratës, PD nis monitorimin: Do të çohet për ndjekje penale çdo shkelës i ligjit (DOKUMENTET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

62f6533e6b5e17b4d9b4c6ee62c24625

Partia Demokratike nuk do të tolerojë asnjë lëvizje të PS, të cilën e konsideron shkelje të ligjit dhe barazisë në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS.

PD bën me dije se “shkak për angazhimin e strukturës së PD  në të gjithë vendin është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS.”

Gjithashtu, PD thekson se “atyre u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna.” Bardhi, e cilëson këtë “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Duke paralajmëruar ndjekjn penale për çdo shkelës të ligjit, Bardhi, ka lënë 2 detyra për Shtabet Politike në të gjitha degët:

1. Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori.

 (2. Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

119115010_2949428798495653_5029040693687283913_n.jpg
119042776_912162265976400_7553367732311862490_n.jpg
119061196_624464064936754_84457240076487177_n.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img