Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar deklaratën e ministrit të Diasporës Pandeli Majko, i cili u shpreh se vota pro shkarkimit të Presidenti të Republikës Ilir Meta, është një votë që e rëndon, por ka shkelur Kushtetutën.
Vasili “thumbon” Majkon, duke shkruar se nuk foli në Kuvend për “çështjen e Teatrit se i dhimbte goja, ndërsa sot i erdhi goja”, teksa komentoi votën e tij pro shkarkimit të Metës.
“Ky per Teatrin nuk fliste dot se i dhimbte goja. Ndersa sot pasi hengri çorben e qelbur te Edi Rames i erdhi goja. Cfare mizerabiliteti!!”, shkruan Vasili në Facebook.