Hapësire reklamuese

Politikë

Vota pro e Gjermanisë, ish-anëtari i PD-së: Ishte shpërblim për shqiptarët, RAMA dhe BASHA karagjozë

Shkruar nga Newsbomb
Koalicioni qeverisës CDU/CSU u shpreh pro-hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri deklaroi se miratimi i mazhorancës së Gjermanisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë ishte shpërblim për shqiptarët, jo për klasën politike.

Në emisionin ‘’Repolitix’’, ish-sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në kohën e mazhorancës demokrate e sulmoi establishmentin politik si  të korruptuar dhe të dështuar. Sipas tij, as 9 kushtet për hapjen e negociatave nuk do të plotësohen nga kjo elitë politike.

‘’Mbështetja është vetëm për shqiptarët, jo për politikën, Ky establishment është i dështuar. Kjo nuk ka lidhje me dialogun. Ky është shpërblim për shqiptarët.

Integrimi është çështje e SHBA-së.I dërguari special për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer tha se interesi jonë është anëtarësimi sa më i shpejt i Ballkanit Perëndimor në BE. Vakuumi që u krijua nga mungesa e SHBA-së bëri që të nevojitej ndërhyrje emergjente e aleatëve strategjikë.

Këto kushte nuk gjejnë përkrahje nga elitat. Ka patur dhe kushte të vendosura më parë nga Perëndimi që këta u kanë ikur. Janë në kishte deligjimitet total, më keq se 1991 dhe 1997. Parlamenti para 6 muajve ishte më i mirë, sot është më i keq. Para një jave kalojnë dy tenderat e rrugëve Milot-Balldren, 75 deputetë të PS-së ngrenë dorën. Nuk po them vjedhje. Nuk ka dalë një votë kundër në PS dy vjet.

Lidershipi po lufton të shkatërrojë partië, nuk dëgjohen zëri i lirë, anëtarët, qytetarët. Këta të dy kanë bërë karagjozllëk për të marrë meritat për BE-në’’, deklaroi në ‘’Repolitix’’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese