Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
75 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
23 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

“Vota më e fuqishme se plumbat”, Veliaj: Më mirë të shkërmoqet LSI-ja se sa të digjet Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta para nisjes së mitingut përmbyllës të fushatës elektorale për Partinë Socialiste në kryeqytet, ka zhvilluar një intervistë për rubrikën në “News 24”.

Nga “Sheshi Skënderbej”, Veliaj u ndal edhe tek ngjarja e rëndë e Elbasanit, ku pas një incidenti mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, përfshirë dhe një punonjëse police.

albsig

Veliaj tha se vota është më e fuqishme se plumbat dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. Kryebashkiaku theksoi se më mirë do të ishte të shkërmoqet LSI-ja se të digjet Shqipëria.

“Vota është më e fuqishme se plumbat. Të gjithë qytetarët që në vend të patllakes kanë votën, duhet të jetë era Evropë në Tiranë për të votuar PS. Për të gjitha këto arsye më mirë të shkërmoqet LSI se të digjet Shqipëria, t’i japim një dorë Edit, që ai të zhvillojë Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img