Vota kundër SHBA, Rama: Kryeministri i dha Shqipërisë një tjetër 21 dhjetor

Publikuar tek: politike, më 15:26 10-02-2018 Vota kundër SHBA, Rama: Kryeministri i dha Shqipërisë një tjetër 21 dhjetor

Deputeti i LSI, Luan Rama ka ironizuar sërish lidhur me votën e Shqipërisë në OKB.  Rama ka regaur duke u shprehur se kryeministri i dha Shqipërisë një tjetër 21 dhjetor, siç e quan ai, duke qenë se rezoluta e OKB për Jeruzalemin u votua më 21 dhjetor të vitit që lamë pas.

"E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ndër të tjera deputeti i LSI.

Reagimi i plotë:

Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!...

Eshtë një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.
Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!
E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012676000595093
array(1) { ["section"]=> string(80) "vota-kunder-shba-rama-kryeministri-i-dha-shqiperise-nje-tjeter-21-dhjetor-109817" }