Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Vota kundër SHBA në OKB, vjen reagimi i VATRA: Jemi të zhgënjyer, vendim mosmirënjohës dhe antikombëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB ditën e djeshme ka reaguar edhe Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA.

Në një deklaratë të shprëndarë për mediat, VATRA shkruan se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

Në deklaratën e saj VATRA thotë se është e zhgënjyer nga vendimi i Shqipërisë për të votuar kundër SHBA-ve ditën e djeshme.

Federata Panshqiptare e Amerikës që përfaqëson diasporën shqiptare në këtë vend thotë se vendimi i djeshëm i qeverisë shqiptare është mosmirnjohës ndaj SHBA-vë për kontributin që ata kanë dhënë për kombin shqiptar në vazhdimësi.

Më poshtë deklarata e plotë:

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka ndjekur me një interes të lartë cështjen e transferimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem dhe ka mbështetur qëndrimin e Presidentit Trump pa asnjë rezervë. Federata Vatra, mbështetësit dhe simpatizantët e saj në SHBA dhe mbarë botën janë ndjerë tejet të zhgënjyer nga votimi kundër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Rezolutën e paraqitur në OKB. Kjo votë kundër SHBA e Kryeministrit Edi Rama është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Votimi i Qeverisë Shqiptare kundër SHBA është akti i dytë publik i Kryeministrit Edi Rama, pas deklarimit të tij të mëparshëm se zgjedhja e Trumpit President të SHBA “Zoti na ndjeftë, do të dëmtonte botën demokratike”. Parë në zhvillimet më të fundit të diplomacisë amerikane, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, vota e Qeverisë Shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara konsiderohet nga Federata Vatra si një Akt Antikombëtar.

Duke përtuar nga ky moment krycial i diplomacisë botërore, VATRA shpreh publikisht mbështetjen më të thellë për Presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të rritur autoritetin e SHBA në botë. Gjithashtu, Federata Panshqiptare Vatra vlerëson jashtëzakonisht prezantimin tejet professional dhe mbrojtjen dinjitoze të kësaj nisme në OKB nga Ambasadorja Nikki R. Haley.

Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, si organizatë shekullore dhe më e madhja e diasporës shqiptare rikonrmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të Presidentit Trump dhe dënon me ashpërsi sjelljen antikombëtare të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Vatra i bën thirrje ndërgjegjes shqiptare kudo në botë që në këto momente delikate të rrisë dashurinë dhe besimin tek SHBA, si vendi më mik i kombit tonë. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra po ndjek me vëmëndje situatën dhe do të paraqesë shqetësimin e saj në instancat më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img