Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Vota elektronike, kreu i KQZ: E pamundur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba preferon të jetë i drejtëpërdrejtë kur rendit argumentat përse votimi elektronik është i pamundur në këto zgjedhje.

“Të prezantosh për herë të parë një ndryshim radikal të mënyrës sesi votohet nga votim manual në elektronik, pa asnjë lloj testi paraprak pilotimi në zona të caktuara, është papërgjegjshmëri”, deklaron Biba për Top Channel.

Dhe kjo sipas tij nuk është vetëm çështje kohe apo rreziku nga manipulimi i sistemit, por lidhet me mungesën e përgatitjes së shqiptarëve në përdorimin e teknologjisë.

“Duhet të jemi realistë dhe të mos i referohemi vetëm qytetarëve të qendrës së Tiranës, por votuesi ynë masiv është në zonat rurale. Shqipëria është ende me një popullatë shumë të lartë rurale, ku teknologjia është fjalë relativisht e huaj”, thotë Biba.

Në Europë vetëm Estonia e përdor votimin elektronik, por a do të ishte një zgjidhje shtyrja e zgjedhjeve si në 2007-n, që në Shqipëri të krijohen kushtet?

“Do të duhej një shtyrje më shumë sesa një vit, në gjykimin tim edhe më shumë, gjë që do ta vinte në pikëpyetje funksionimin normal të demokracisë në vend. Dhe personalisht nuk e shoh të arsyeshme”, thekson kreu i KQZ-së.

Denar Biba nuk është përkrahës i teknologjisë në zgjedhje, por në varësi të studimit të ekspertëve të huaj, të kontraktuar nga KQZ-ja, mund të realizohet një kombinim mes sistemit manual dhe atij elektronik.

“Fare mirë në zgjedhjet më të ardhshme, nëse do të ishte e mundur, mund të prezantonim numërimin elektronik. Aktualisht është e pamundur”, shton Biba.

Më shumë


spot_img









spot_img