Hapësire reklamuese

Rajoni

Vota e Diasporës kosovare, nuk miratohet në Kuvend propozimi i Vetëvendosjes për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje; opozita e cilëson shantazh

Shkruar nga Newsbomb
Vota e Diasporës kosovare, nuk miratohet në Kuvend propozimi i

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Me 39 vota kundër, në procedurë të shpejt, ky projektligj, i cili iu mundëson shtetasve kosovarë në diasporë që të votojnë në ambasadat kosovare atje, nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend. Prezent në sallë ishin 65 deputetë.

“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Sipas procedurave parashihet që ky projektligj të marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje, me këtë, ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, e cila shënon mos-prezencën e kësaj të fundit në votimin e presidentit.

Shumica parlamentare, në seancën e radhës, pritet ta propozojë presidentin për votim, në mënyrë të konstituimit të institucioneve.

Më herët Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e dytë për ditën e sotme, e miratoi unanimisht nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të cilën edhe ia propozoi Kuvendit.

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e mbështet këtë nismë. Kurti deklaroi se ky projektligj do t’ua mundësojë bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë që të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e vendeve respektive duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës më herët ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente nëse Qeveria dhe Vetëvendosje nuk e tërheqin nga Kuvendi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

“Nëse nuk tërhiqet ligji ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë deputeti i LDK-së Arben Gashi pas mbylljes së seancës.

Ai ka thënë nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohet mbi Kuvendin shantazhi dhe kërcënimi.

Sipas tij, Vetëvendosja tentoi sonte që të kërcënojë secilin deputet dhe qytetar të Kosovës, duke ua imponuar mendësinë e tij totalitare.

Ndërkohë gazetari dhe analisti, Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka vënë në pah një rrezik të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje. Syla më tej shkruan se deri më tani ata nuk kanë pasur të drejtë vote, por me ndryshimin e këtij ligji një gjë e tillë iu mundësohet.

Lista Serbe, sipas kësaj logjike, i fiton 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu