
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të zbatojnë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nëse situata nuk ndryshon atëhere do të jetë e pamundur votimi i emigrantve në zgjedhjete parlamentare të 2025.
“Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e emigrantëve. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin”, tha Celibashi.
Ndër të tjera Celibashi tha se partitë politike duhet të vendosin lidhur me të ardhmen e votimit elektronik. Sipas Celibashi votimi elektronik në 5 qarqet ku janë votuesit më të mëdhenj llogaritet në 22.6 milionë euro.
“Partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të vendosin tani në lidhje me të ardhmen e votimit elektronik. Nëse kanë interes ta shtrinë do të duhet të vendosin tani dhe do të duhet që fondet të vihen në dispozicion të KQZ-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një sfilitje nga çdo pikëpamje përgatitja e votimit elektronik për zgjedhjet e fundit lokale.
2.1 mln euro votimi nga jashtë, pa llogaritur kostot e votimit me postë, pasi varet nga kostot e sherbimit postar te vendit specific. Votimi elektronik brenda vendit kosto 22,6 milionë euro. Partitë politike duhet të vendosin bashkë më qeverinë nëse ja vlen nje votim i tillë apo jo. 22,6 milionë euro për votimin elektronik në disa prej bashkitë kryesore, 5 qarqe ku janë edhe votusit më të mëdhenj, si Tirana, Durrësi, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Nëse shtrihet në gjithë territorin shkon rreth 30 milionë euro votimi elektronik”, tha Celibashi.