Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Vota e Berishës për Simon Mirakën “mollë sherri”, Bardhi sulmon socialistët: Jeni të pafytyrë, thatë nuk do pranonit asgjë nga “non grata”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Mes emrave që kanë marrë konfirmim për vazhdimin e detyrës, ka qenë dhe ai i Simon Mirakës.

Miraka ka marrë shumicën e votave të deputetëve, të majtë dhe të djathtë, por kjo ka irrituar deputetin e PD Gazment Bardhi. Ky i fundit ka sulmuar anëtarët socialistë në Komision, duke i quajtur ata të pafytyrë.

Sipas Bardhit, kandidatura e Simon Mirakës kishte mes firmave dhe aprovimin e Sali Berishës. Ai akuzoi deputetët e PS se kishin vepruar ndryshe nga ajo që kishin deklaruar, se nuk do të pranonin asnjë dokument që mbante dhe firmën e “non-gratës”.

“Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga “non grata”, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, “non grata.” Vini këtu dhe thoni duam të bashkëpunojmë me opozitën. Nuk mund të jetë vota juaj edhe mbështetja e “non gratave” që përcakton përbërjen e institucioneve publike.

Dilni dhe shpjegoni shqiptarëve se pse i mashtroni, thoni që nuk votojmë me firmat e “non gratave” dhe shkoni ngrini dorën resht.

E dini pse? Se nuk lexoni, vetëm merrni urdhra, ju kanë thënë do votoni 1,2,3 dhe ngrini dorën pa lexuar. Ja ku e keni me firmë këtu. Keni 6 muaj që betoheni, çdo dokument që vjen me firmën e “non gratave”, rrëzohet. Kur ju intereson ju për të kapur institucionet ngrini dorën resht, ulni dhe kokën dhe pastaj i fusni e një buzëqeshje sepse nuk keni çfarë thoni”, u shpreh Gazment Bardhi.

Ndërkohë, socialistja Klotilda Bushka i kërkoi kolegut të opozitës që të kishin bërë verifikimet e nevojshme para se ta çonin për votim emrin e Simon Mirakës. Edhe pse emrat e sotëm kanë marrë “dritën jeshile” nga Komisioni i Ligjeve, është Parlamenti ai që do ta thotë fjalën e fundit.

“Lërini patetizmat , kandidati ka mbështetjen e firmave dhe të grupit tuaj. Ta kishit verifikuar këtë përpara se të vinit këtu”, u përgjigj Bushka.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img