Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen i ka kërkuar që Rusia të kthejë fëmijët e dëbuar.
Në samitin e KE-së, tha se “rrëmbimi i fëmijëve ukrainas është një kujtesë e tmerrshme e momenteve më të errëta të historisë”, si dhe e cilësoi krim lufte.
Gjithashtu ajo tha se nga 16,200 fëmijë të dëbuar, vetëm 300 janë kthyer, teksa më tej shprehu mbështetje për ukrainasit duke thënë se kanë nisur punën që të rikthejnë fëmijët e dëbuar.
Ndërkohë, në fjalimin e tij në Këshillin Evropian, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky propozoi organizimin e samitit mbi planin e paqes.