
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vlerëson maksimalisht përpjekjet pozitive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të hapjes së negociatave për integrim në BE.
Ajo e dha këtë deklaratë për gazetarët pas përfundimit të takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.
‘’Besoj se se është me rëndësi e madhe strategjike për ne që të lidhim sa më shumë Ballkanin Perëndimor me BE-në. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të mëdha për të arritur atë se çfarë ne u kemi kërkuar. Për sa kohë që nuk është e mundur të hapen negociatat, unë do të vendos në dispozicion të gjithë energjinë time në projektet zhvilluese që do t’i afrojnë këto vende akoma më shumë me ne nëpërmjet bashkëpunimit të fortë’’, u shpreh Von der Leyen.