Hapësire reklamuese

Bota

Von der Leyen gati për një mandat të dytë në Komisionin Evropian

Shkruar nga Newsbomb
Von der Leyen gati për një mandat të dytë në Komisionin

Pas muajsh spekulimesh, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, njoftoi kandidaturën e saj për zgjedhjet e ardhshme evropiane të cilat do të mbahen në qershor.

Von der Leyen, 65 vjeç, gjatë një konference për shtyp tha se do të jetë kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane për të marrë një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

Ditën e sotme, Von der Leyen tha zyrtarisht në një takim partiak të Unionit të saj Kristiandemokrat në Berlin se është gati edhe për pesë vjet të tjera. Kryesia e CDU e miratoi njëzëri kandidaturën e saj.

Von der Leyen mori detyrën më 1 dhjetor 2019, duke u bërë gruaja e parë që plotësoi postin kryesor në BE. Ajo kishte bërë tashmë një herë histori në vitin 2013, duke u bërë ministrja e parë femër e mbrojtjes në Gjermani.

Në rolin e saj si presidente e Komisionit Evropian, ajo e ka udhëhequr bllokun në disa kohë sfiduese - duke përfshirë pandeminë COVID-19, krizën e kostos së jetesës dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Ndonëse, ajo është në moshë kur shumica e njerëzve në Evropë dalin në pension, Von der Leyen ka vendosur që të bëhet pensioniste dhe të kërkojë dhe një tjetër mandat në krye të Komisionit Evropian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese