Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Von Der Layen: BE e mbajti fjalën, po shpërndan vaksina për 70% të popullatës së rritur

Shkruar nga Newsbomb
Von Der Layen: BE e mbajti fjalën, po shpërndan vaksina për 70%

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Layen ka deklaruar se BE ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër koronavirusit, në mënyrë që vendet anëtare të vaksinojnë të pakttën 70% të popullatës së rritur.

Ajo u bëri thirrje vendeve të BE-së që të përshpejtojnë fushatat e vaksinimit, duke thënë se deri të dielën do të jenë shpërndarë rreth 500 milionë doza vaksinash. 

“Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Deri nesër, rreth 500 milionë doza do të jenë të shpërndara në të gjitha rajonet e Evropës”, u shpreh presidentja e KE.

“Njëzeteshtatë qeveritë e BE-së janë përgjegjëse për administrimin e vaksinave te qytetarët e tyre dhe disa po punojnë shumë më shpejt se të tjerat. Sipas saj “BE-ja e mbajti fjalën e saj”.

“COVID-19 nuk është mundur ende. Por, ne jemi të përgatitur t’i vazhdojmë furnizimet me vaksina - gjithashtu kundër varianteve të reja”, tha Von Der Leyen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll