Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Voltana Ademin nuk njeh shkarkimin: Shoqatën e Bashkive tentuan ta kapin eksponentët e PS, beteja vazhdon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Voltana Ademi ka reaguar pasi nuk u rizgjodh si kryetare e Shoqatës së Bashkisë, por u emërua Pjerin Ndreu.

Ajo nuk e njeh vendimin për shkarkimin si kryetare e Shoqatës së Bashkive, teksa shkruan se PS ka tentuar të dëmtojë demokracinë.

Ndër të tjera Ademi shkruan se pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë.

“Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet  që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.

Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në Lezhën e Besëlidhjes, sot eksponentë të Partisë Socialistë tentuan të dëmtojnë Demokracinë. Sot pati një tentativë për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, veprime te ndërmarra nga eksponentë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi madhore për integrimin e vendit tonë. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është e vendosur për të vijuar deri në fund duke shprehur vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese,” shkruan ajo ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img