Hapësire reklamuese

Aktualitet

Voltana Ademi rrëfen për herë të parë “sekretin” e familjes: Sot ndeshja Vllaznia-Partizani, por babai im ka qenë basketbollist me të kuqtë, ja për kë do të bëj tifo sot

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një intervistë për Rovena Dilon në emisionin “Fol me mua” thotë se e pret jo pa emocion ndeshjen e sotme të futbollit ku Vllaznia e qytetit të saj përballet me vendin e dytë në klasifikim Partizanin.

“Unë jam shkodrane dhe Vllaznia është e Shkodrës. Unë mbështes Vllazninë dhe futbollin që është më popullor dhe ndryshon jetën e njerëzve. Vllazia është në vend të parë, Partizani I dyti. Unë dua të fitojë Vllaznia.

Ajo do të jetë një garë. Futbolli është futboll. E përcakton fusha. Nuk e përcakton dëshira, e jep tifozeria që na mungon. Djemtë e kanë mundësinë. Unë shpresoj që loja të jetë e drejtë dhe kjo është e rëndësishme për të gjitha skuadrat dhe kjo është e rëndësishme” tha Voltana Ademi gjatë intervistës.

“Partizani zë një emër të mirë në familjen time. Para disa kohësh, para disa vitesh u festua 70 vjetori në Tiranë dhe ka pasur festë të posaçme nga drejtuesit e klubit. Jo vetëm si kryetare bashkie, po si pjesë e një familje që kishte një jetë lidhur me Partizanin. Dhe kjo është e re nuk e kam thënë ndonjëherë. Babai im ka luajtur për Partizanin 10 vite në basketboll. Te Partizani kishte këtë luftën që merrte më të mirët. Po në familje time ka këtë korrotacion pozitiv. Po Vllaznia mbetet kampionia jonë dhe dashuria jonë” tha Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.