Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Voltana Ademi “kujtohet” për rrugën pas 4 vitesh, banorët e Rrencit bllokojnë fadromat e Bashkisë: Nuk na duhet tani!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

170fd22a5db8c67757b37aa2cbfad834

Banorët e fshatit Rrenc në Shkodër kanë dalë në protestë paraditen e sotme dhe u kanë bllokuar rrugën fadromave të Bashkisë, të cilët kishin shkuar për të rehabilituar rrugën. Sipas banorëve, ajo është “rrugë e vdekur”.

Për mediat atje, më shumë se 100 familjet e fshatit Rrenc, kanë thënë se i kanë dërguar tre kërkesa Bashkisë së Shkodrës që në vitin 2017 por s’kanë marrë ansjë përgjigje.

“Kemi tre kërkesa që ia kemi dërguar kryetares së bashkisë që në 2017 dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje për investim. Papritur vijnë dhe investojnë në një rrugë që për ne është e vdekur, sepse nuk funksionon ne. Duam të dimë pse nuk investojnë aty ku ka banorë, por në një zonë të vdekur. Nuk është vendosur dorë prej 25 vitesh”, ka thënë një prej banorëve.

Ata kanë kërkuar llogari dhe duan një përfaqësues të Bashkisë që të bisedojnë, se përse bashkia kujtohet tani për rrugën.

“Nuk ka bërë vaki që të lënë 100 familje pa rrugë, pa shkollë, pa drita, pa ambulancë, pa fugon. Kjo është bërë me kap pushkën. Mos na idhnoni, mos na shqetësoni. Të vijë një përfaqësues i bashkisë të na japë informacion për këtë rrugë, të tjerat janë përralla”, kanë thënë ata.

Më shumë

spot_img
spot_img