Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Voltana Ademi kërkoi paligjshmërinë 30 qershorit, Kushtetuesja PEZULLON gjykimin, do i drejtohet Komisionit të Venecias

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pas një seance maratonë me shumë ndërprerje ditën e sotme, që të pezullojë gjykimin për “30 qershorin”.

Voltana Ademi si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke kërkuar që të shpallet pavlefshmëria e tyre, por GJK ka vendosur që të pezullojë çështjen dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Pas këshillave apo konkluzioneve të “Venecias”, do të merret një vendin nga Kushtetuesja.

Palët përfaqësuese kanë të drejtë të dërgojnë pyetje deri në 25 qershor. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Pas seancës, Voltana Ademi u prononcua për mediat, duke thënë se është shpresplotë që Gjykata Kushtetuese do t’i shërbejë demokracisë dhe të drejtës në këtë vend.

Voltana Ademi: Unë jam krenare që Shoqata e Bashkive ka qenë iniciuese e kësaj kërkese. Ka qenë një arritje e madhe, Unë dua të besoj se Gjykata Kushtetuese do të vijojë deri në fund me një vendimmarrje që do t’i shërbejnë themelit të demokracië, këto janë pritshmëritë tona dhe të kemi sa më shpejt një vendim të drejtë nga Kushtetuesja.

LEXO EDHE: Rifillon seanca për “30 qershorin” në Kushtetuese, Kuvendi: Paditësi nuk gëzon legjitimitet

Avokati Jordan Daci pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese ka deklaruar se dështoi me sukses tentativa e paligjshme politike për të penguar gjykimin e padisë për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Lajmi mirë është që gjykata kushtetuese funksionon, çdo tentativë e paligjshme, politike dështoi me sukses për të penguar gjykimin e kësaj çështje. Gjykimi u zhvillua. Është në të drejtë të Gjykatës ti drejtohet Venecias. Besojmë se nuk do të ketë asnjë devijim, por në favor të pranimit të kërkesës sonë. Edhe debati tregoi se sa qesharakë bëhen përfaqësuesit e institucioneve tona se shiko se unë nukë shprehem për mendimin e institucioneve të mëparshme, apo nuk e di kur është bërë kërkesa. Ata tallen me të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë, merita e Shoqatës është që e ngriti në nivel kushtetues dhe ne kemi besim se do e pranojë Gjykata kërkesën tonë”, tha Daci.

Më shumë

spot_img
spot_img