Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Voltana Ademi: Kemi ushqime të mjaftueshme për 1000 familje, janë bërë gati edhe 300 shtretër nëse do të ketë nevojë për evakuime, ministrat s’më kontaktuan kur erdhën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f230224b6d9544fdbd1f61a33ca8087

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur për situatën e përmbytjeve në të cilën ndodhet Shkodra dhe zonat përreth saj.

Ajo është shprehur në emisionin “Log” se bashkia e Shkodrës ka ushqime të mjaftueshme për 1000 familje, ndërsa janë bërë gati edhe 300 shtretër në rast se do të duhet të ketë evakuime.

E pyetur se përse nuk e shoqëroi ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në vizitën e tij në Shkodër, ajo tha se asnjë nga ministrat nuk e ka njoftuar për vizitën në Shkodër, ndërsa shtoi se Pelshi e ka telefonuar vetëm kur është larguar nga qyteti.

“Sonte kemi një situatë më të ngritur të ujërave prezente në fushën e Dajcit por edhe në Anën e Malit, në gjithë ultësirën dhe fushën e nënShkodrës. Edhe këtë pasdite kanë vazhduar përmbytjet, ku kemi 1893 hektarë të mbuluar nga uji.

Deri më tani kemi 1 ujësjellës jashtë funksionit në Obot dhe kemi furnizuar të gjithë zonën përmes ndërmarrjeve të ujësjellësit. Na ka ndihmuar edhe reparti ushtarak në Vaun e Dejës për të transportuar ujin e pijshëm. Bashkia Shkodër gjithmonë ka një plan pasi vuajmë nga emergjencat civile.

Kemi ushqime të mjaftueshme dhe material higjenike për rreth 1000 familje që mund të kenë nevojë. Kemi bërë gati edhe shtretër nëse do të kemi nevojë për evakuim. Deri më tani janë 300 shtretër të ndarë në 4 godina.
Nevoja më e domosdodhme është për blegtorinë dhe duhet të mendojmë për atë që pason përmbytjen.

Nuk desha të merrehsa me llafe. Unë po bëj transparencë me gjithcka që komunikoj me ministart. Asnjë ministër nuk më kontaktoi kur erdhën në Shkodër, as kryeministri. Nuk kam pasur dijeni se do vinin, e kam marrë vesh nga mediat. Më ka marrë në telefon zoti Peleshi kur është larguar nga qyteti dhe më ka pyetur se si është gjendja”, tha Ademi.

Më shumë

spot_img
spot_img